Leci: Është derbi më i madh në nivel vendorë

Futboll

Leci: Është derbi më i madh në nivel vendorë

Nga: Kemajl Goca Më: 6 prill 2019 Në ora: 12:26
Liridon Leci

Gjilani-Drita, skuadra të të njëjtit qytet, si gjithmonë kur ndeshen mes vete emocionet janë të papërshkrueshme dhe rivaliteti është i madh. Për derbin më të madh në vendin tonë pothuajse ka një javë që flitet jo vetëm në qytetin e Gjilanit. Për dallim nga herave tjera, sfida nuk luhet në stadiumin e Qytetit në Gjilan, për shkak se është duke u rinovuar, por zhvendoset në kryeqytet përkatësisht në stadiumin “Fadil Vokrri”. Për herë të parë në histori, derbi i rivalëve të një qytetit e të përbetuar do të luhet në dritat e reflektorëve, të dielën (nesër) në orën 20.00.

Te dyja skuadrat kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që ecuria e derbit të shkojë ashtu si i ka hije, pa ndonjë telashe. Tifozët ‘Skifterat’ e Gjilanit dhe ‘Intelektualët’ e Dritës, secila tifozeri në mënyrën e vet do të përgatisë koreografinë dhe befasitë tjera për derbin e madh. Të gjithë janë në emocionet e këtij derbi, për Dritën janë të rëndësishme pikët, që të jenë sa më të fuqishëm në pozitën e katërt, ku aktualisht kanë 44 pikë, kurse për Gjilanin që renditet në vend të gjashtë me 34, pikët janë më së të nevojshme se asnjëherë me parë për të ikë sa më larg zonës se skuadrave të rrezikuara. Ndërkaq, FC Gjilani ka konfirmuar edhe çmimin e biletave. “Sektori i veriut ju takon tfiozëve të Gjilanit, ‘Skifterave’, kurse sektori i jugut atyre të  Dritës, ‘Intelektualëve’. Biletat mund të blihen para çdo hyrje të stadiumit, në jug kushton 3 euro, në veri 3 euro, në lindje 5 euro, në perëndim 6 euro dhe VIP 15 euro”, bëhet e ditur nga FC Gjilani. Futbollisti me përvojë i Dritës, Liridon Leci, shprehet se janë kampion në fuqi dhe e kanë ekipin më të mirë, këto janë disa nga përparësitë ndaj rivalit.

Image

“Normal është derbi më i madh në nivel vendorë dhe me gjerë. Ne jemi kampion dhe normal që kemi ekip shumë më të mirë dhe më cilësore, kjo është përparësia jonë, mirëpo këto duhet t’i shpalosim në derbi ashtu siç e kemi shpalos në derbin e fundit, që e kemi fituar bindshëm. Edhe në këtë derbi presim më të mirën”, tha Leci për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Futbollisti mendon se presionin është në anën e Gjilanit. “Normalisht se presioni është në anën e Gjilanit sepse janë në pozitë jo të mirë dhe rrezikojnë barazhin.

Ne jemi shumë komod sa i përket kësaj ane dhe jemi shumë të qetë”, theksoi ai. Leci iu premton tifozëve se do ta shkrijnë atomin e fundit vetëm për fitore: “Tifozëve ju premtojmë më të mirën tonë siç kemi bërë në derbin e fundit dhe shpresoj dhe urojë që në fund t’i gëzojmë me 3 pikë dhe të festojnë, sepse e meritojnë.

Image

Janë gjithmonë me neve dhe gjithmonë na përkrahin, kështu që ju premtojmë më të mirën”, tha Leci. Sot do të zhvillohen dy ndeshje tjera, derbi i skuadrave të rrezikuara në mes Drenicës nga Skenderaj dhe Trepçës ’89 nga Mitrovica. Ndeshja luhet në stadiumin “Bajram Aliu” dhe fillon në orën 15.00. Drenica renditet në vend të pestë me 34 pikë, kurse Trepça ’89 është i shtati me 32. Llapi që pretendon titullin e kampionit, ka punë të lehtë, luajnë në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot dhe presin fitore ndaj të fundosurit KEK-ut.

Llapjanët renditen në pozitën e tretë me 54 pikë, kurse KEK-u është i fundit me 1 pikë. Të dielën luhen dy ndeshje, ajo në mes Ballkanit e Flamurtarit (15.00) dhe Gjilanit e Dritës (20.00), ndërsa në ditën e parë të javës përkatësisht të hënën ndeshen Liria-Feronikeli (15.00) dhe Ferizaj-Prishtina (15.00).
Superliga e Kosovës, java e 26-të
E shtunë

Drenica-Trepça ’89    15.00
KEK-u-Llapi    15.00

E diel
Ballkani-Flamurtari
Gjilani-Drita    20.00

E hënë
Liria-Feronikeli    15.00
Ferizaj-Prishtina    15.00

Liga e Parë, java e 23-të
E shtunë

Istogu-Vushtrria

E diel
Besa-2 Korriku
Trepça-Drenasi
Arbëria-Vëllaznimi
Bashkimi-Fushë Kosova
Kika-Onix
Vllaznia-Ramiz Sadiku
Vitia-Dukagjini

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat