Panucci: Te Shqipëria mu bë e vështirë...

Futboll

Panucci: Te Shqipëria mu bë e vështirë...

Më: 6 prill 2019 Në ora: 12:47
Panucci: Te Shqipëria mu bë e vështirë...

Christian Panucci tashmë është i lirë dhe mund të flas hapur. Ish-trajneri i përfaqësues sonë, në një intervistë për “Gazzeta dello Sport” bën autokritikë edhe për veten tij, kur pyetet për sa i përket ecurisë se Milanit të Gatuzos.

“Po bën atë që duhet për të arritur vendin e katërt, megjithëse po rrezikon pak. Skuadra dhe shoqëria rriten pak nga pak nëse arrin Championsin. Skuadrat e mëdha dinë të lënë mënjanë euforinë dhe Gatuzo e di këtë. Them se Milani do t’ia dalë të kualifikohet. Piontek në 30 metrat e fundit është si në shtëpinë e tij, por sulmuesit janë si bursa, kanë ulje dhe ngritje, por ai e ka golin në gjak. Edhe mbrojtja ka qenë solide me Romanjolin, por që të gjesh një tjetër, duhet të shpenzosh shumë. Unë, Gatuzo dhe të gjithë të rinjtë duhet të bëjmë autokritikë, të rritemi, të njihemi me ndryshimet.” është shprehur Panuçi.

Për sa i përket takimit të ditës së sotme mes Juventusit dhe Milanit, Panuçi është i mendimit se kuqezinjtë mund t’i godasin bardhezinjtë me kundërsulme.

Më pas tekniku është pyetur edhe për aventurën e tij te Shqipëria. “Shumë futbollistë luanin pak dhe kohët e fundit ishte e vështirë të gjeje ide të përbashkëta dhe profesionalitet. Mu bë e vështirë që të përcillja apo praktikoja futbollin që kisha në kokë. Megjithatë, nuk kam asnjë peng. Shqipërisë do t’i them gjithmonë faleminderit, për të gjitha”, u shpreh Panuçi.

Ai mendon se këtë vit është viti i Juventusit në Ligën e Kampionëve. “Kur pashë rikthimin që i bënë rëzultatit me Atletikon mendova me vete se ky mund të jetë viti i tyrë”, përfundon ish-trajneri i kombëtares sonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat