Lenjani ka dy fjalë për Panuccin

Futboll

Lenjani ka dy fjalë për Panuccin

Më: 6 prill 2019 Në ora: 12:49
Lenjani ka dy fjalë për Panuccin

Emir Lenjani është një nga lojtarët më në formë të kombëtares shqiptare. Mbrojtësi i majtë po luan me Sionin dhe në skuadrën zvicerane ka filluar të aktivizohet më shumë në ofensivë, aty ku 29-vjeçari nuk ka zhgënjyer, pasi ka shënuar 5 gola. Në ndeshjen e fundit kundër Thun-it i dha fitoren skuadrës së tij me dy gola, njëri më i bukur se tjetri. (Lexo këtu)

Lenjani është golashënuesi i dytë i ekipit pas Pajtim Kasamit që ka shënuar 8 gola. I pyetur në lidhje me pozicionin e ri që trajneri i ka vendosur, Lenjani u shpreh: "Unë luaj aty ku trajneri dëshiron. Tani po luaj pak më lart". 

Nuk mund të mungonte në këtë intervistë dhe një koment në lidhje me përplasjen që kishte me ish-trajnerin e Shqipërisë, Christian Panucci. Lenjani nuk u grumbullua nga tekniku italian për ndeshjen ndaj Turqisë dhe Andorrës dhe mori ftesë vetëm pas dëmtimeve të disa lojtarëve. 

29-vjeçari nuk e pranoi dhe deklaroi se nuk do të vinte në kombëtare deri sa në krye të jetë Panucci. "Mes meje dhe Panuccit është thënë gjithçka, nuk kam mbetur asgjë për t'u thënë. Trajneri i ri? Unë mirëpres çdo trajner që do të vijë. Jam krenar dhe do të luajë për vendin tim", - tha Lenjani në lidhje me këtë temë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat