Koloneli ushtarak suedez nuk e harron Kosovën, e ndihmon

Futboll

Koloneli ushtarak suedez nuk e harron Kosovën, e ndihmon

Nga: K. G. Më: 6 prill 2019 Në ora: 13:57
Ilustrim

Aktivisti sportiv Burim Krasniqi shprehet se Lejtnant koloneli ushtarak suedez Johan Falkholt nuk e harron e Kosovën, i cili e ndihmon me pajisje sportive respektivisht shkollës së futbollit Shkëndija nga Hajvalia.
“Ndihmojë të tjerët, nëse dëshiron të jesh i falënderuar, respektuar dhe ndihmuar...! Dhuratë dhe nderë shumë e veçantë nga Lejtnant koloneli ushtarak suedez Johan Falkholt me banim në Suedi, sot Shkollës së Futbollit Shkëndija Hajvali i dhurohen pajisje sportive (topa). E veçanta e kësaj dhurate është që ky kolonel ushtrie nuk don ta harrojë Kosovën që është i lidhur shpirtërisht. Shpërndarjen e tyre e bëjnë, Mr.Imami Xheladin Fazliu, Musa Kçiku ish-lojtarë i Hajvalisë dhe unë Burim Krasniqi. Në emër timin personal e të kësaj ekipe dhe gjithë shkollës së Futbollit e falënderojmë nga zemra Lejtnant kolonel Johan Falkholt! Përgjithmonë mirënjohës për këtë dhuratë të çmuar nga ana e tij!”, tha Burim Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat