Rrëfimi shokues i vajzës së ish futbollistit, e pa në banjo...

Futboll

Rrëfimi shokues i vajzës së ish futbollistit, e pa në banjo...

Më: 6 prill 2019 Në ora: 14:05
Rrëfimi shokues i vajzës së ish futbollistit, e pa në banjo...

Vajza e Diego Maradonës ka pohuar se motra e saj e pa që fëmijë babanë, duke marrë drogë në banjon e familjes. Një zbulim tjetër tronditës nga familjarët për legjendën e futbollit argjentinas. Rrëfimi u bë nga Giannina, vajza më e vogël e Maradonës me ish-gruan, Claudia Villafane, teksa po fliste për fëmijërinë e saj në një televizion në Argjentinë.

“Sapo motra ime (Dalma) hyri në banjo, aty gjeti babanë tim, që po merrte drogë. Ka diçka, që kurrë nuk do t’ia fal babait, por do ta mbaj atë për vete, sepse dua ta ruaj djalin dhe mbesën time”. Ajo, gjithashtu, kujtoi se e kishte kaluar ditëlindjen e 15-të duke iu lutur stafit të spitalit, që ta lejonte për ta parë Diegon të pavetëdijshëm, teksa ishte nën varësi të drogës. “Ata nuk më lejuan ta shihja babanë. Ishte e tmerrshme ta lija të vetëm atje, por këto ishin rregullat e spitalit. Diego qëndroi atje, ndërsa ne u larguam”.

Gianinna është ish-bashkëshortja e yllit të Manchester City, Sergio Aguero. Çifti ka një fëmijë së bashku, Benjamin, i cili tani është dhjetë vjeç. Ajo thotë se Maradona, tani 58 vjeç, u zgjua në spital, kur ishte me ish të dashurën, Veronica Ojeda, por filloi të thërriste emrin e ish-gruas, Villafane: “Kur babai im u zgjua në spital, kishte pranë Veronikën, por filloi të bërtiste për Claudia”.

Maradona ka pranuar më parë se ka qenë i varur nga kokaina, nga mesi i viteve 1980 deri më 2004. Varësia e tij, kuptohet se ka nisur nga koha te Barcelona dhe e ka mbërthyer në pjesën tjetër të karrierës si futbollist.

Ai kishte mbajtur një marrëdhënie të përzemërt me të bijat dhe ish-gruan e tij, deri në vitet e fundit, para se gjërat të shkatërroheshin plotësisht. Ikona e futbollit, tani trajner i ekipit meksikan të dorës së dytë, Dorados de Sinaloa, humbi dasmën e vajzës së tij, Dalma, vitin e kaluar, pasi ajo nuk ftoi të dashurën e Diegos, Rocio Olivar. Kjo e fundit thuhet se ndezi një grindje familjare.

Gianinna foli për situatën aktuale të familjes. “Duam të na lërë vetëm, mos të na shqetësojë. Ai mund të jetë i lumtur me zgjedhjet që ka bërë, ta lejojë nënën time të jetë e lumtur. Duke ditur që nëna është mjaft e trishtuar, e kam parë të vuajë shumë, uroj ta lërë në fatin e vet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat