Ferizaj: Delegim i qëllimshëm? Paralajmërojnë tensione

Futboll

Ferizaj: Delegim i qëllimshëm? Paralajmërojnë tensione

Nga: K. G. Më: 6 prill 2019 Në ora: 15:28
Mervan Bejtullahu

Ferizaj lufton me mish e më shpirt për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit të Kosovës. Në faqen e këtij klubit reagojnë ashpër,d uke sulmuar gjyqtarin Mervan Bejtullahu. Ferizajasit qesin “flakë për goje” pse ky gjyqtar me referuar takimin Ferizaj – Prishtina, që luhet të hënën në orën 15.00. “Delegim i qëllimshëm? Mervan Bejtullahu prapë i referon Prishtinës!
Kryesia e KF Ferizajt në shqetësim. Arsyeja është delegimi i referit Mervan Bejtullahut për të ndarë drejtësinë në ndeshjen mes Ferizajt dhe Prishtinës e cila zhvillohet të hënën në ora 15:00 në Ferizaj. 
Ne si kryesi pyesim se si është e mundur që ky refer gjithmonë i referon Prishtinës plotë 7 apo 8 herë. Edhe ashtu deri tani KF Ferizaj në disa ndeshje është dëmtuar por deri tani kemi heshtur duke shpresuar se njerëzit kompetent do të ndërmarrin masa për përmirësimin e referimit.
Nuk duam të paragjykojmë por padrejtësitë me nuk do ti tolerojmë. 
Përgjegjësinë për çdo tensionim që mundet me ndodhë do te bartë komisioni për delegimin e referëve pranë FFK-së”, thuhet nga KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat