Mourinho gati për t’u rikthyer në Itali, por jo tek Inter

Futboll

Mourinho gati për t’u rikthyer në Itali, por jo tek Inter

Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:41
Jose Mourinho

Jose Mourinho e ka bërë të qartë që i mungon futbolli dhe në sezonin e ri do e gjejë veten në drejtimin e një skuadra, edhe pse deri tani ka refuzuar shumë oferta që kanë shkuar në drejtim të tij.

Së fundi, “Sky Italia” ka zbuluar se portugezi është në bisedime për të marrë drejtimin e Romës në fund të këtij sezoni. Sipas medias italiane është klubi roman që e ka kontaktuar ish-trajnerin e Manchester United dhe bisedimet janë në një fazë fillestare.

Presidenti James Pallota kërkon ta vërë “Special One” në krye të skuadrës dhe të ndërtojë një ekip të ri, teksa Claudio Ranieri do të largohet në fund të këtij sezoni. 

Mourinho e pëlqen një rikthimin në Serie A, një alternativë ishte edhe Inter, por zikaltërit duket se kanë plane të tjera me Antonion Conten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat