Llapjanët fitojnë me lojë të dobët ndaj të fundosurit

Futboll

Llapjanët fitojnë me lojë të dobët ndaj të fundosurit

Nga: K. G. Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:56
pamje nga ndeshja

Llapit i mjaftoi një autogol për të importuar tri pikë nga stadiumi “Agron Rama” në duel me KEK-un nga Kastrioti dhe për të vazhduar rrugën drejt titullit të kampionit. Llapi nga Podujeva shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj ‘elektricistëve’.

Llapjanët edhe me lojë të dobët ia dolën t’i fitojnë tri pikë ndaj të fundosurit. 
Në minutën e 73-të, Leonat Vitia shënoi autogol dhe i mjaftoi mysafirëve për tri pikë.
Llapi ngjitet në pozitën e dytë me 57 pikë, por ka një ndeshje me shumë se Feronikeli që udhëheq me 59 dhe Prishtina që renditet në vend të tretë me 56, kurse KEK-u është i fundit me 1 pikë. Kryetrajneri Tahir Batatina megjithatë ia doli që të kthehen me pikë të plota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat