Reali i falet Karim Benzemas

Futboll

Reali i falet Karim Benzemas

Nga: K. G. Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:06
Reali i falet Karim Benzemas

Real Madridi me shumë mund e mposhti me rezultat 2:1 Eibarin. Koka e futbollistit francez Karim Benzema e shpëtoi Realin nga tronditja në Santiago Bernabeu. Fitore e vështirë por e ëmbël. Periudha e parë e lojës përfundoi në favor të Eibarit, kur Cardona shënoi nga afërsia për 0:1 në minutën e 39-të.
Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 59-të, Asensio harkoi kur Benzema godet me kokë nga afërsia dhe barazon rezultatin 1:1.        
Në minutën e 81-të sërish Benzema i cili me kokë shënon pas harkimit të Kroosit. Pas 31 jave në Spanjë Reali renditet i treti me 60 pikë, kurse Eibar është i 11-ti me 39.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat