Tandina: Shkupi ka qëllimet e veta

Futboll

Tandina: Shkupi ka qëllimet e veta

Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:29
Tandina: Shkupi ka qëllimet e veta

Skuadra e Shkupit pas dy ndeshjeve të luajtura në fushë mysafire, të dielën do të kthehet në stadiumin e Çairit për të pritur ekipin e Rabotniçkit, ndeshje kjo e javës së 27-t, të Ligës së Parë.

Padyshim se në këtë rast fitorja është mase e nevojshme dhe ekipi duhet të japë maksimumin për të rikthyer atmosferën pozitive dhe rezultatet që do të mundësojnë edhe më tutje të jetë në garë për pozitë më të lartë në tabelë.

Për këtë ndeshje për mediet është prononcuar futbollisti nga Mali, Maharafa Tandina, i cili ka thënë se të gjithë janë të motivuar për këtë përballje.

 “E filluam shumë mirë gjysmë sezonin pranveror, por ja që tani më kemi pas vete katër disfata. Por ndeshja e radhës është e një rëndësie të veçantë për ne, që të rikthehemi tek suksesi. Dëshirojmë që të kemi një fillim të mbarë. Padyshim që jemi të motivuar për këtë përballje, kemi kualitet të mirë dhe ne kemi qëllimet tona deri në fund të sezonit. Besoj se do ta bëjmë atë që duhet bërë në këtë ndeshje”, ka thënë sulmuesi i krahut nga Mali, Maharafa Tandina.

Shkupi edhe në këtë ndeshje do të ketë një mungesë, sulmuesi Viktor Angelov kishte marrë një lëndim në përballjen me Renovën dhe paraqitja e tij është në dyshim. Ndeshja Shkupi – Rabotniçki luhet të dielën me fillim në orën 15:30 në stadiumin e Çairit, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri Dejan Jakimovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat