Batatina si gjithmonë me ankesa

Futboll

Batatina si gjithmonë me ankesa

Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:36
Batatina si gjithmonë me ankesa

Trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina, pas fitores ndaj KEK-ut është shprehur se është i kënaqur me tre pikët e fituar në “Agron Rama”, shkruan Insporti. Llapi fitoi me shumë vështirësi ndaj skuadrës që tashmë edhe matematiksht është larguar nga Superliga, por që sot detyroi skuadrën e Batatinës të luftojë shumë për t’i fituar tre pikët.

“Legjendat” fituan me autogolin e Leonard Vitisë, i cili realizoi në portën e gabuar në minutën e 73-të.

Batatina u arsyetua se për këtë ndeshje kishte mungesa dhe se ka i ruajtur disa futbollistë për ndeshjen me Gjilanin.

“Na kanë munguar disa futbollistë që janë kryesor, po ashtu na kanë munguar futbollistë për shkak të karontëve. Mentor Zhdrellën nuk kam dashur ta aktivizojë për shkak se ka një lëndim të vogël, po ashtu dhe Januzin, por e pashë që ndeshja nuk po shkonte ashtu siç e kisha menduar dhe e aktivizova”, tha Batatina.

Ai shtoi se nuk është i kënaqur për spekulimet që kinse Llapi do të udhëtonte në Obiliq dhe do të fitonte lehtë, duke i mohuar dhe se KEK-u i ka nxjerrë probleme Prishtinës dhe Feronikelit.

“Disa zëra që kanë qarkulluar se Llapi do të fitojë me lehtësi, më kanë penguar sepse e prishin futbollin dhe i dëmtojnë njerëzit që investojnë në futboll. Por jam i kënaqur, është ndeshja e tretë që nuk kam pranuar gol si dhe kam argëtuar nëntë pikë nga tre ndeshje”, ka përfunduar Batatina.

Tekniku llapjan ndër të tjerash deklaroi se Federata e Futbollit duhet të merr masa ndaj gjyqtarëve dhe se nuk duhet që sjellja e gjyqtarëve të jetë e tillë.

Llapi me këtë fitore është ngjitur në pozitën e dytë përkohësisht me 57 pikë, pasi që Prishtina ndeshjen e zhvillon të hënën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat