Dragusha: Po përgatitemi për Ligën e Parë

Futboll

Dragusha: Po përgatitemi për Ligën e Parë

Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:38
Dragusha: Po përgatitemi për Ligën e Parë

Trajneri i KF KEK-ut, Alban Dragusha, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij ndaj KF Llapit.

KEK-u pësoi humbje në shtëpi me rezultat minimal 1:0 dhe me këtë humbje edhe matematikisht i kanë humbur gjasat për mbijetesë në Superligë.

Dragusha për “SuperSport Kosova” konfirmoi se edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë trajner i “Elektricistëve” që do të bëjnë gara në Ligën e Parë.

“Po përgatitemi për Ligën e Parë. Mund të them lirisht që na duhen vetëm dy transferime për të qenë favorit për t’u ngritur sërish”, deklaroi Dragusha.

“Ishte një autogol që më duket se na ndodh vetëm neve. Jam shumë i kënaqur me skuadrën sepse realisht kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Marrëveshjen me klubin e kam pasur që të vazhdojë edhe në Ligën e Parë dhe deri më tani të gjitha kushtet klubi i ka plotësuar”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat