Fatmir Limaj në mesin e futbollistëve, ka një fjalë për ta

Futboll

Fatmir Limaj në mesin e futbollistëve, ka një fjalë për ta

Nga: K. Goca Më: 6 prill 2019 Në ora: 19:13
Fatmir Limaj në mesin e futbollistëve, ka një fjalë për ta

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu gëzohet fitores së KF UV Malisheva, e cila e mposhti si mysafirë me 1:0 Rahovecin. KF UV Malisheva kryesojnë renditjen me 49 pikë, kanë tri pikë më shumë se Rahoveci në pozitën e dytë pas 19 jave në Ligën e Dytë të Kosovës, në Grupin A në futboll.

“Kënaqësi e veçantë të kaloja disa çaste me futbollistët e KF UV Malisheva. I urova lojtarët dhe drejtuesit e klubit për fitoren e sotme në derbin kundër KF Rahovecit, e cila i ngre ata në vendin e parë dhe i bën lider të padiskutueshëm.
Suksese të mëtutjeshme djema!
Tifozët malishevas do të ju mbështesin në secilën ndeshje në rrugën drejt Superligës.
Përpara KF UV Malisheva!”, shkruan Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat