Gattuso flet pas humbjes ndaj Juventus

Futboll

Gattuso flet pas humbjes ndaj Juventus

Më: 6 prill 2019 Në ora: 21:32
Gatusso

Skuadra e Milanos ka bërë edhe një tjetër hap fals në garën e ashpër për një vend në top katërshe.

Për ndeshjen e tretë me radhë, skuadra nga ‘San Siro’ dështoi të merrte tri pikë në Serie A, duke u mposhtur sot nga Juventus, me rezultatin 2:1.

Edhe pse kishin avantazhin, ‘Rosonerët’ u mposhtën, dhe sipas Gattusos kjo erdhi falë gabimeve të tyre.

“Kemi pasur paraqitjen më të mirë në vitin 2019, por humbëm ndeshjen në 15-20 minutat e fundit. Jo pse Juventus bëri mirë, por sepse ne gabuam” ka thënë Gattuso.

“Këto gjëra mund të ndodhin nëse luan futbollin e njëjtë sikur ne” ka shtuar tutje trajneri italian, pa dashur ta lë fajin tek gjyqtari.

Milan tashmë rrezikon që të rrëzohet nga pozita e katërt, në rast se skuadra e Atalantas shënon fitore ndaj Inter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat