Allegri: Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, por merituam fitoren

Futboll

Allegri: Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, por merituam fitoren

Më: 6 prill 2019 Në ora: 22:03
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri pranon se Juventusi nuk luajti mirë në pjesën e parë, por thotë se ata e merituan fitoren ndaj Milanit.

Rossonerët kaluan në epërsi ndaj Juventusit me golin e Krzysztof Piatek, por një penallti nga Paulo Dybala dhe një gol i vonshëm nga zëvendësuesi Moise Kean bërë që Zonje e Vjetër ta fitojë derbin e javës në Serie A.

“Ishte e rëndësishme që të fitonim, pasi është gjithmonë një ndeshje speciale Juventus-Milan”, ka thënë fillimisht Allegri për Sky Sport Italia.

“Tani kemi nevojë vetëm për një fitore ose barazim. Ishte një përgjigje e mirë nga lojtarët, disa prej të cilëve nuk kanë luajtur aq shumë kohëve të fundit”.

“Pjesa e parë nuk ishte mirë, pasi ishim paksa kaotikë, por pas pushimit ishim më të organizuar dhe e luajtëm topin më mirë”.

“Ishim kundër Milanit, kështu që nuk mund të përqendroheshim. E dija që mund të kishim probleme kundër tyre, pasi ishte hera e parë që ne përdorëm Alex Sandron si qendërmbrojtës në mbrojtjen me tre, së bashku me De Sciglio dhe Spinazzola si anësor dhe Bernardeschi në mesfushë”.

“Gjithmonë them që lojtarët duhet të vendosen në pozitën e tyre më të mirë, por kur ju jeni 18 pikë epërsi me ndjekësit, atëherë duhet të bëni disa ndryshime”, përfundoi italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat