Guardiola: “Është mision i pamundur, edhe për Man.City!”

Futboll

Guardiola: “Është mision i pamundur, edhe për Man.City!”

Më: 6 prill 2019 Në ora: 23:31
Pep Guardiola

Me kualifikimin për në finalen e FA Cup pas fitores 1-0 ndaj Brighton, pas trofeut të Carabao Cup tashmë të hipotekuar, skuadra e Manchester City është në garë gjithashtu edhe për titullin kampion në Premier League, sikurse dhe në Champions League.

Katër trofetë sezonalë janë një objektiv i mbetur në ëndërr për çdo ekip, dhe sipas trajnerit të “Qytetarëve”, është një mision thuajse i pamundur edhe për vetë Manchester City.

“Ishte një gjysmëfinale dhe Brighton është një ekip jashtëzakonisht mbrojtës”, komentoi trajneri Pep Guardiola kualifikimin në finalen e FA Cup.

“Lejuam shumë hapësira, por vetëm një situatë ishte vëretë e rrezikshme. Gjithsesi tani ne jemi në finale, po po ne ndodhemi aty”, vijoi tekniku i “Qytetarëve”.

“Opinioni im është që askush nuk e ka bërë atë, askush nuk ja ka dalë dot, atëherë pse ne mundemi? Është thuajse e pamundur të arrish dhe të fitosh gjithçka. Kjo është e vërteta”, ishte alibia e Guardiolas në rast se City do të dështojë në objektiva. 

“Tifozëta tanë do të vijnë, më shumë se sot, në finale patjetër. Ne po humbasim futbollistë në çdo ndeshje, por gjithsesi do të tentojmë t’ja dalim”, paralajmëroi Guardiola.

“Jam i lumtur që ndodhemi në finale, kështu e shtyjmë sezonin me një javë më shumë dhe jemi të lumtur për këtë”, deklaroi trajneri i Manchester City, spanjolli Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat