40 mln euro pagë, ylli i Chelsea e refuzon për të qëndruar në Londër

Futboll

40 mln euro pagë, ylli i Chelsea e refuzon për të qëndruar në Londër

Më: 7 prill 2019 Në ora: 00:59
David Luiz

David Luiz ka refuzuar një ofertë prej 40 milionë euro nga një klub i Katarit, që i ka ofruar atij kontratë për 3 vite me të ardhurat e lartpërmendura.

Mbrojtësit brazilian i skadon kontrata me Chelsea në fund të këtij sezoni dhe klubi nga Katari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediet angleze, i ka ofruar atij këtë pagë të majme për ta bindur që të shkojë në Lindjen e Mesme si lojtar i lirë.

Sidoqoftë 31-vjeçari po mendon të vijojë karrierën e tij në Londër, ku flitet se ka akord mes tij dhe klubit për të rinovuar kontratën. Më herët Luiz tha se për momentin ka refuzuar edhe pse  Palmerias i ka bërë ofertë për t’u kthyer në Brazil, tek skuadra ku u rrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat