Inter marrëveshje me lojtarin, e lë të lirë nëse kualifikohet në Champions

Futboll

Inter marrëveshje me lojtarin, e lë të lirë nëse kualifikohet në Champions

Më: 7 prill 2019 Në ora: 08:07
Ivan Perisic

Inter është gati të lërë të lirë mesfushorin kroat Ivan Perisic, në rast se ai ndihmon skuadrën të kualifikohet në Champions League sezonin tjetër. Sipas mediave italiane, klubi është gati të plotësojë ëndrrën e mesfushorit 30-vjeçar, që ëndërron të luajë në Premier League (luan në Serinë A prej vitit 2015).

Manchester United dhe Arsenal kanë shfaqur interes për Perisic, por deri më tani asnjë sinjal konkret apo ndonjë ofertë zyrtare. Gjithsesi, Inter është gati të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të mirë në rast se ai luan rol vendimtar me zikaltërit në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Kështu, verën e ardhshme Perisic mund të bëjë realitet ëndrrën e tij dhe të luajë në Angli edhe pse skuadra që do ta marrë duhet të paguajë të paktën 35 milionë euro. Një shumë e pranueshme, që në Premier League nuk do të përbënte shumë problem, për më tepër që bëhet fjalë për një nënkampion bote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat