Milan të vendosur, ky është trajneri që synohet të afrohet në ‘San Siro’

Futboll

Milan të vendosur, ky është trajneri që synohet të afrohet në ‘San Siro’

Më: 7 prill 2019 Në ora: 09:03
Gennaro Gattuso

Duket se skuadra e Milanos nuk do të bëjë edhe shumë gjatë llogaritjet në Gennaro Gattuson.

Me tri rezultatet e fundit në Serie A, rruga e Milan për një vend në top katërshen e Serie A po vështirësohet shumë.

Një ‘eliminim’ nga Liga e Kampionëve me siguri se do të thoshte ‘nokaut’ për trajnerin Gennaro Gattuso, i cili do të dështonte për të dytën herë radhazi të dërgonte skuadrën në garën më prestigjioze në Evropë.

Raportimet e ‘Mirror’ bëjnë të ditur se Milan janë duke u interesuar për trajnerin e Tottenham, Mauricio Pochettino.

Argjentinasi është lidhur edhe me një kalim të mundshëm tek Real Madrid apo Manchester United, por të dy skuadrat tashmë kanë trajnerët e rinj me kontrata të zgjatura.

Por, Milan, të cilët po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve mund të jenë destinacioni i radhës për trajnerin e Spurs. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat