Messi ‘fytyra’ e La Ligas – Shikoni këto statistika

Futboll

Messi ‘fytyra’ e La Ligas – Shikoni këto statistika

Më: 7 prill 2019 Në ora: 09:51
Messi

Lionel Messi është në rrugë të mirë që të vendos të gjitha rekordet në kampionatin spanjoll.

Mbrëmë, argjentinasi shënoi një gol të rëndësishëm për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij, në përballjen ndaj Atletico Madrid.

Ai me këtë fitore ka tejkaluar Iker Casillas për numrin më të madh të fitoreve në histori të La Ligas, por 10-shi i Barcelonës prinë edhe në shumë kategori të tjera.

Messi ka shënuar plotë 415 herë në kuadër të La Ligas, që do të thotë se ai prinë si shënuesi më i mirë, me 104 gola më shumë se të tjerët.

Në kategorinë e asistimeve, ai gjithashtu është lider, me 16 asistime më shumë sesa lojtari i dytë.

Kurse, në numrin e fitoreve në La Liga, Messi regjistron 366 fitore, që përkthehet si dy më shumë sesa tjerët.

Kështu, La Liga duket se do të ketë vetëm një ‘fytyrë’ për shumë vite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat