Sarri ka një lajm të rëndësishëm për Olivier Giroud

Futboll

Sarri ka një lajm të rëndësishëm për Olivier Giroud

Më: 7 prill 2019 Në ora: 10:55
Olivier Giroud

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka dhënë një shumë të rëndësishëm për yllin e skuadrës, Olivier Giroud.

Sarri ka thënë se Chelsea do të aktivizojnë të drejtën për të vazhduar kontratën e Giroud edhe për një vit dhe ta mbajnë francezin në skuadër edhe një sezon, shkruan ‘Goal’.

Sulmuesi i Francës është shprehur i pakënaqur së fundmi me mungesën e minutazhës së tij tek londinezët dhe emri i tij është lidhur me një rikthim të mundshëm në Ligue 1.

Skuadrat e Olympique Lyon dhe Olympique Marseille janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për sulmuesin.

Gjithsesi, Sarri ka qenë shumë i qartë me kërkesën e tij për të mbajtur në skuadër 31 vjeçarin edhe për një vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat