E rrallë në Prizren, në të njëjtën ditë e kanë datëlindjen sulmuesit...

Futboll

E rrallë në Prizren, në të njëjtën ditë e kanë datëlindjen sulmuesit...

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2019 Në ora: 13:50
E rrallë në Prizren, në të njëjtën ditë e kanë datëlindjen sulmuesit...

E veçantë apo jo, e rrallë apo jo, ish sulmuesi dhe sulmuesi i klubit të futbollit Liria nga Prizreni, në të njëjtën ditë e kanë datëlindjen, por jo edhe me vjet!  Ish futbollisti i mirënjohur Rexhep Gaxholli, një kohë ka luajtur edhe në Ligën e parë ish jugosllave, kur e kishte kapiten të ndjerin Fadil Vokrri, por kohën më të madhe në Lirinë e Prizrenit, si dhe Fatih Karahoda aktualisht sulmues i Lirisë, sot festuan datëlindjen.
“Sot më 7 prill, dy qendërsulmuesit e dy gjeneratave të ndryshme të KF Liria kanë ditëlindjet. 
Legjenda e futbollit prizrenas, kosovar e më gjerë, Rexhep Gaxholli si dhe Fatih Karahoda futbollisti me një karrierë tepër të begatë.
KF Liria u dëshiron shëndet, suksese dhe çdo të mirë në jetë”, bëhet e ditur nga KF Liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat