Karim Benzema prish planet e Real Madridit

Futboll

Karim Benzema prish planet e Real Madridit

Më: 7 prill 2019 Në ora: 14:25
Zinedine Zidane

Plot 5 gola në 6 ndeshje dhe performancë fantastike për Karim Benzema këtë sezon, që me largimin e Cristiano Ronaldo duket se ka dalë ai “bisha” që ndodhej brenda kafazit.

Francezi është më i lirë dhe ka më shumë hapësirë dhe kontroll loje për të shënuar. Këtë e ka vërtetuar me 26 golat e tij këtë sezon me Real Madridin dhe me ndeshjet e fundit, që pas rikthimit të Zinedine Zidane.

Prej kohësh përflitej se Reali ishte në kërkim të një numri “9”, ku emra si Icardi, Jovic apo edhe Piatek në janar ishin ndër më të përfolurit për të mbërritur në Madrid. 

Gjithsesi Benzema i ka vërtetuar se ai është numri “9” ideal për sulmin e “Los Blancos”. Në ndeshjet e fundit ka treguar se ai mund të bëhet lider i skuadrës dhe ta nxjerrë nga situata të vështira, si në përmbysjen ndaj Eibar dhe golin ndaj Huesca.

Gazeta spanjolle “AS” shkruan se sulmuesi francez do të jetë sulmuesi i parë i Real Madrid. Në merkato do të synohet që të afrohet një zëvendësues për të, sidomos nëse në “Bernabeu” mbërrijnë Hazard dhe Pogba, që do ishin një ndihmë e madhe për 31-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat