Njeriu që kurrë nuk u dorëzua, kur ishte pritur nga Presidenti historik Rugova

Futboll

Njeriu që kurrë nuk u dorëzua, kur ishte pritur nga Presidenti historik Rugova

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2019 Në ora: 15:14
Shaban Baholli

Familja Baholli meriton respekt të veçantë, familje që dha shumë për futbollin e Kosovës, që nga koha kur u pavarësua sporti nga ai serbosllav.
Familje që kurrë nuk u dorëzua dhe as që frikësua nga regjimi kriminal serb, por që në vitet e 90-ta e pagëzoi klubin me emrin 2 Korriku nga Prishtina, emër shumë i madh që lidhet me datën kur u miratua Deklarata Kushtetuese e pavarësisë së Kosovës.
Një fotografi që nuk dihet saktë e cilit vit është, shihet ish futbollisti Shaban Baholli, duke pranuar mirënjohjen nga Presidenti Historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. 
Ai së bashku me të vëllain, Rexhepi, mbajtën gjallë KF 2 Korrikun, e cila ka stadiumin në Arbëri, fushë që sot është për lakmi, fushë që i rezistoi pushtuesit serb. Në fushën në Arbëri u zhvilluan shumë ndeshje të Republikës së Kosovës, në kohën e okupimit, që ishte shembull i sakrificës dhe pa dyshim se kjo fushë meriton të investohet edhe nga dora e Komunës së Prishtinës dhe nga shteti, sepse aty ka qenë pothuajse si një vije fronti për pushtuesin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat