Pikë që nuk maten as me ari për Ballkanin 

Futboll

Pikë që nuk maten as me ari për Ballkanin 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2019 Në ora: 16:49
Pikë që nuk maten as me ari për Ballkanin 

Skuadra e Ballkanit nga Theranda fiton tri pikë që nuk maten as me ari, në luftë për të ikë nga pjesa e poshtme e tabelës së klasifikimit. Therandasit para shikuesve të vet e mposhtin me rezultat 2:0 Flamurtarin e Prishtinës, në ndeshjen e javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Në minutën e 48-të, Almir Ajzeraj shënon për epërsinë 1:0, kurse pas 10 minutave (58’) Edvin Kuç doli i vetmuar dhe e mposhti portierin Flamur Nezirin, 2:0.  Ballkani ia del në duelin e skuadrave të rrezikuara dhe aktualisht është në vend të tetë me 32 pikë, ka tri më shumë se Flamurtari që zë pozitën e nëntë.

Superliga e Kosovës
Drenica-Trepça '89    2:0
KEK-u-Llapi    0:1
Ballkani-Flamurtzari    2:0
Gjilani-Drita sonte 20.00
Nesër
Liria-Feronikeli    15.00
Ferizaj-Prishtina    15.00
Tabela 
1. Feronikeli    25    18    5    2    59
2. Llapi    26    18    3    5    57
3. Prishtina    25    17    5    3    56
4. Drita    25    14    2    9    44
5. Drenica    26    10    7    9    37
6. Gjilani    25    9    7    9    34
7. Trepça '89    26    8    8    10    32
8. Ballkani    26    9    5    12    32
9. Flamurtari    26    7    8    11    29
10. Ferizaj    25    7    4    14    25
11. Liria    25    7    3    15    24
12. KEK-u    26    0    1    25    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat