Evertoni kthen kokulur Arsenalin 

Futboll

Evertoni kthen kokulur Arsenalin 

Nga: K. Goca Më: 7 prill 2019 Në ora: 16:55
Evertoni kthen kokulur Arsenalin 

Evertoni kthen kokulur Arsenalin duke e mposhtur me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 33-të të Premier League në futboll. 
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Goodison Park” në Liverpool dhe u përcoll nga 39.400 shikues. Në minutën e 10-të, mbrojtja e Arsenalit nuk u tregua e kujdesshme dhe Phil Jagielka nga afërsia nuk e pati të vështirë të tund portën e portierit Leno. Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi u paraqit standard i cili shtatë minuta pa përfunduar sfida u ndëshkua me karton të verdhë.
Për 'Topçinjtë' është humbje rëndë, për faktin se e rrezikojnë dukshëm pozitën e katërt, kure Evertoni mori tri pikë për statistikë.    
Arsenali është në vend të katërt me 63 pikë, ka një me pak se Tottenham në pozitën e tretë, duke lënë pas Chelsean me 63 e Manchester Utd me 61, kurse Evertoni renditet në vend të nëntë me 46 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat