Shkëndija fiton derbin shqiptar në Maqedoninë Veriore 

Futboll

Shkëndija fiton derbin shqiptar në Maqedoninë Veriore 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2019 Në ora: 17:49
Shkëndija fiton derbin shqiptar në Maqedoninë Veriore 

Derbi i skuadrave shqiptare në Maqedoninë Veriore i takoi Shkëndijes nga Tetova, kampion në fuqi dhe lidere në tabelë. Në sfidën që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Tetovë, Shkëndija triumfoi me rezultat 2:1 kundër Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, në kuadër të javës së 27-të. Shkëndija thellon epërsinë në krye të tabelës, ka 12 më shumë se Vardari i Shkupit.  
Për shkëndijën shënuan Egzon Bejtullai (34’) e Marjan Radenski (54’) dhe për Renovën Nehar Sadiki (38’).
Shkëndija udhëheq renditjen me 62 pikë, kurse Renova mban pozitën e katërt me 36 sosh. Skuadra tjetër shqiptare, Shkupi si vendas befasoi për të keq, duke u mundur me 2:1 nga Rabotniçki i Shkupit. Ustabasi (26') e kalon në epërsi Shkupin në minutën e 26-të, por nuk i mjaftoi, sepse në minutat vijues pësuan dy herë dhe u mposhtën. Peev (53') e Ilijoski (65') kanë qenë fatal për shkupjanët. Rabotniçki renditet në pozitën e pestë me 36 pikë, ka tri më shumë se Shkupi i shtati në klasifikim.

Liga e Maqedonisë
Bellasica-Sileksi    1:0
Makedonija GP-Pobeda    3:0
Shkëndija-Renova    2:1
Shkupi-Rabotniçki    1:2
Vardari-Akademia Pandev    1:1

Tabela
1. Shkëndija    27    19    5    3    62
2. Vardari    27    14    8    5    50
3. A. Pandev    26    14    4    8    46
4. Renova    27    9    9    9    36
5. Rabotnicki    27    10    6    11    36
6. Makedonija GP    27    8    10    9    34
7. Shkupi    27    9    6    12    33
8. Sileksi    27    6    10    11    28
9. Bellasica    27    5    8    14    23
10. Pobeda    26    5    4    17    19

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat