Zidane refuzon shansin për transferimin e yllit të PSG-së

Futboll

Zidane refuzon shansin për transferimin e yllit të PSG-së

Më: 7 prill 2019 Në ora: 19:17
Zinedine Zidane

Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin me tipare sulmues të Paris Saint-Germain, Julian Draxler.

Ylli gjerman ka mbetur një zgjidhje e dytë në taktikat e trajneri Thomas Tuchel te klubi parisien.

Situata e tij ka bërë që Draxler të mendojë largimin nga Parc des Princes, ku skuadrat e interesuara për të nuk mungojnë.

Gjatë muajve të kaluar është përfolur edhe një interesim i Real Madridit për të, por mediat angleze mohojnë një gjë të tillë.

Draxler është në dispozicion për 45 milionë euro, por Zidane thuhet se po refuzon mundësinë për të sjellë gjermanin në Bernabeu.

Në vend të tij, trajneri i Los Blancos është i prirur të transferojë Paul Pogban dhe Eden Hazardin në sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat