Coutinho shuan shpresat e United: Nuk e kam në plan të rikthehem në Angli

Futboll

Coutinho shuan shpresat e United: Nuk e kam në plan të rikthehem në Angli

Më: 7 prill 2019 Në ora: 19:22
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho është njëri nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Mesfushori brazilian nuk ka arritur të luaj rregullisht me Barcelonën dhe skuadrat angleze synonin transferimin e tij.

Arsenal, Manchester United dhe Chela kanë shprehur interesim për transferimin e brazilianit.

Por ka qenë vetë Coutinho që ka folur për të ardhmen e tij, duke thënë se synon të qëndrojë te Barcelona.

“Mendja ime aktualisht është vetëm te Barcelona dhe për asgjë tjetër. Rikthimi në Angli nuk është pjesë e planeve të mia për të ardhmen. Barcelona është shtëpia ime e dytë”.

“Këtu kam fituar trofe, por kam ambicie që vetëm ky ekip mund të m’i japë. Ndaj do të qëndroj këtu edhe sezonin tjetër”, ka thënë Coutinho

Braziliani ka këmbëngulur se nuk ka arsyeje të largohet nga Camp Nou.

“Nuk kam asnjë arsye përse të largohem. Unë jam i lumtur në Spanjë dhe jam në ekipin më të mirë në botë”, përfundoi Coutinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat