Inter befasohet nga Atalanta në ‘Giuseppe Meazza’

Futboll

Inter befasohet nga Atalanta në ‘Giuseppe Meazza’

Më: 7 prill 2019 Në ora: 20:26
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar ndeshja në mes të Interit dhe Atalantas.

Inter ka dështuar t’i marrë tri pikë në javën e 31-të në Serie A, pasi barazoi pa gola me Atalantan.

Edhe pse nerazurët e dominuan ndeshjen, portat mbetën të paprekura për më shumë se 90’ minuta.

Atalanta arriti t’i marrë një pikë Interit, duke mbajtur gjallë kështu shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Pas javës së 31-të, Inter gjendet në vendin e tretë me 57 pikë, ndërsa Atalanta në të pestin me 52 sosh, aq sa ka edhe Milani në të katërtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat