Strasbourgu ndal PSG-në, i shtyn edhe festën e titullit

Futboll

Strasbourgu ndal PSG-në, i shtyn edhe festën e titullit

Më: 8 prill 2019 Në ora: 00:31
Pamje nga ndeshja

Të gjithë prisnin që Paris Saint-Germain të festonte që sot, 7 javë para fundit titullin kampion të Francës, por kryeqytetasit nuk shkuan më shumë se një barazim.

Në “Parc des Princes” kishte ardhur Strasbourgu, që befasoi vendasit, dhe me meritë arriti t’u rrëmbejë një barazim 2-2, duke u shtyrë me të paktën një javë festën e titullit.

PSG kaloi e para në avantazh me anë të Choupo-Moting, por Strasbourg përmbysi gjithçka në pjesën e parë, pas golave të Da Costas dhe Goncalves, para se Kehrer të barazonte në minutën e 82-të për kryeqytetasit.

Paris Saint Germaini tani kryeson me 81 pikë, 20 pikë më tepër se Lille e vendit të dytë, ndërsa i duhet vetëm një pikë për të siguruar edhe matematikisht titullin kampion.

Javën e ardhshme, kryeqytetasit e Tuchel do të udhëtojnë pikërisht në Lille, për t’u përballur me kundërshtarin direkt, ku edhe mund të nisin festën e titullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat