Reali e do nënshkrimin e Hazardit pa përfunduar sezoni

Futboll

Reali e do nënshkrimin e Hazardit pa përfunduar sezoni

Më: 8 prill 2019 Në ora: 08:24
Eden Hazard

Real Madridi shpreson të arrijë marrëveshje me Chelsean pa përfunduar sezoni, për transferimin e Eden Hazard.

Los Blancos janë të interesuar që ta kenë në skuadër futbollistin belg, ndërsa The Telegraph raporton se ata duan të arrijnë marrëveshje sa më herët, në mënyrë që t’i bëjnë planet për sezonin e ardhshëm.

Klubi spanjoll është duke përgatitur një tentativë te re për 28-vjeçarin gjatë kësaj jave, të cilën do t’ua prezantojnë Bluve.

Chelsea e vlerëson Hazardin 100 milionë funte (116 milionë euro), por Reali shpreson të arrijë marrëveshje në vlerë prej 85 milionë funtesh (99 milionë euro).

Në ndërkohë, lojtari ka refuzuar ta nënshkruajë rinovimin e kontratës me klubin anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat