FFK po e ndryshon dizjanin e fanellave të Kosovës

Futboll

FFK po e ndryshon dizjanin e fanellave të Kosovës

Më: 8 prill 2019 Në ora: 09:07
Përfaqësuesja e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) po mendon që ta ndryshojë dizajnin e fanellave të Përfaqësueses.

Federata e Futbollit të Kosovës kishte planifikuar që ta ndryshonte dizajnin e fanellave para se të fillonin kualifikimet për EURO 2020, por që nuk arritën me kohë.

FFK lejoi që Përfaqësuesja të startonte ndaj Bullgarisë me fanella të vjetra, gjersa në qershor mund të shfaqen fanellat e reja.

Kompania e cila i prodhon fanellat e Kosovës, “Fourteen”, do t’i prezantojë ato para ndeshjes me Malin e Zi dhe ndeshjes kthyese me Bullgarinë.

FFK shpreson që fanellat e reja të jenë të gatshme në muajin maj, në mënyrë që edhe tifozët të kenë mundësi t’i blejnë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat