Real Madridi do ta nisë “operacionin Pogba”

Futboll

Real Madridi do ta nisë “operacionin Pogba”

Më: 8 prill 2019 Në ora: 10:06
Paul Pogba

Paul Pogba bën pjesë në listën e shënjestrave kryesore të Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Pas rikthimit të Zinedine Zidane, Los Blancos do të bëjnë disa investime për përforcimin e skuadrës, ndërsa emrat janë ndër më të mirët në qarkullim.

Sipas Marca, pasi të arrihet marrëveshja me Chelsean për transferimin e Eden Hazard, klubi spanjoll do të nisë “operacionin Pogba”.

Futbollisti i Manchester Unitedit asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur te Real Madridi, prandaj Mbretërit besojnë se mund ta transferojnë atë.

Për më shumë, ata besojnë se mund ta bindin agjentin e mesfushorit francez, Mino Raiola, që ta nxisë kalimin e klientit të tij në Santiago Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat