Tifozët e klubit të futbollit Slovan nga Bratisllava sërish i kanë dërguar porosi Serbisë, të cilat kanë të bëjnë me Kosovën.
Në një çast gjatë ndeshjes kundër MFK Zemplin Mihalovce, tifozët kanë nxjerrë sloganin me vargjet “Prandaj dëgjo mirë, bir: Edhe më të keqit i falet po për atdhe vdiset, Kosmeti është vendi i ynë i përjetshëm”, bashkë me këngën “Në mot në Prizren” të grupit beogradas “Sindikat”.
Para katër ditësh, tifozët e Slovanit në ndeshjen kundër Stredes së Duanjit kanë brohoritur “Kosova është Serbi”, transmeton IN4S.
Sllovakia është njëra ndër pesë anëtaret e BE-së, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.