Busquets: Kemi fatin e mirë që stërvitemi çdo ditë me Messin

Futboll

Busquets: Kemi fatin e mirë që stërvitemi çdo ditë me Messin

Më: 8 prill 2019 Në ora: 12:20
Sergio Busquets

Sergio Busquets ka thurur elozhe për Linoel Messin i cili po vazhdon të mahnitë të gjithë me “magjinë” që dhuron në fushën e blertë.

Messi e ka kaluar edhe Iker Casillasin si lojtari më me shumtë fitore në histori të La Ligës.“Kemi fatin e mirë për t’u stërvitur çdo ditë me Leo Messin. I kam kaluar 11 vitet e fundit me të, prandaj nuk habitem më me atë që bën ai. Ai është i veçantë”, tha Busquets.

Nën udhëheqjen e Messit, Barcelona pothuajse ka hipotekuar titullin në La Liga ndërsa është në garë edhe në Kupën e Mbretit dhe Champions League.

Për vitin e 10 radhazi, Messi ka kaluar shifrën e 40 golave të shënuara brenda një sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat