Sarri: Kovacic mos kthehet te Real Madrid

Futboll

Sarri: Kovacic mos kthehet te Real Madrid

Më: 8 prill 2019 Në ora: 13:21
Maurizio Sarri

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka kërkuar që Mateo Kovacic të mos kthehet te Real Madrid.

Mesfushori kroat është i huazuar te Chelsea për një vit nga gjiganti spanjoll dhe Sarri beson se ai është duke u përshtatur mirë me stilin e tij të lojës.

Trajneri italian është duke e përdorur Kanten në një rol më të avancuar prapa sulmuesve.

“Dua që Kovacic të qëndrojë. Ai është i huazuar, natyrisht, por do të doja shumë që Kovacic të mbetet në klub”, tha Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat