Trajneri i Sevillas konfirmon që është i sëmurë nga leukemia

Futboll

Trajneri i Sevillas konfirmon që është i sëmurë nga leukemia

Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:02
Joaquin Caparros

Joaquin Caparros nuk e ka ndërmend të largohet nga andaluzianët përkundër sëmundjes nga e cila vuan.

Trajneri i Sevillas, Joaquin Caparros ka tronditur të gjithë, pasi ka konfirmuar se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Ai tha se vuante nga leukemia kronike, por premtoi se do të vijojë punën me skuadrën andaluziane, pasi sëmundja nuk i ishte shndërruar në një shqetësim ende në jetën e tij.

“Vuaj nga leukemia kronike, por nuk do të largohem”, deklaroi Caparros. “Falënderoj klubin, që më ka qëndruar pranë. Kam një leukemi kronike, por nuk kam nevojë për kurë dhe nuk më pengon të ushtroj profesionin tim”. “Më pëlqen mundësia që më ka dhënë Sevilla dhe ju premtoj se po flas sot, por nuk do ta përmend më sëmundjen time. Njerëzve që më duan, dua t’u them se do të luftoj”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat