Guardiola ka tentuar ta transferonte yllin e Man Utd kur ishte te Barcelona

Futboll

Guardiola ka tentuar ta transferonte yllin e Man Utd kur ishte te Barcelona

Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:55
Pep Guardiola

Pep Guardiola kishte tentuar të bënte disa transferime befasuese sa ishte te Barcelona.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, kishte tentuar ta transferonte Juan Matan, në kohën kur ishte te Barcelona.

Trajneri katalonase e pëlqente lojën e spanjollit kur ishte te Valencia, andaj ka tentuar ta merrte në Camp Nou.

“Ai është një lojtar fantastik. Njëri nga lojtarët që e dua më së shumti, nuk them që e dua, pasi nuk e njoh tipin e tij, por loja e tij më pëlqen” i ka zbuluar Guardiola gazetës ‘The Standard’.

“Kur kam qenë te Barcelona kam tentuar ta transferojë, por gjërat ndryshuan dhe ai kaloi te Chelsea, por kam pasur gjithnjë një admirim për të.”,ka zbuluar më tej spanjolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat