Spalletti refuzon të flasë për Icardin: Kam folur shumë për të!

Futboll

Spalletti refuzon të flasë për Icardin: Kam folur shumë për të!

Më: 8 prill 2019 Në ora: 16:03
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti ka refuzuar ta komentojë lojën e Mauro Icardit në ndeshjen kundër Atalantas duke thënë se ka folur shumë për sulmuesin e Interit në muajt e fundit.

“Kam folur shumë për Mauron, ashtu si gjithë të tjerët, prandaj dua të flas për Interin”, ka thënë ka thënë Spalletti për Sky Sport Italia.

 “Icardi duhet të luajë mirë, të kthehet dhe të kombinojë me mesfushorët, ashti siç ka bërë sot në pjesën më të madhe të ndeshjes, dhe të vrapojë për skuadrën, njësoj siç bëjnë të gjithë sulmuesit”.

 “Unë përqendrohem më shumë në paraqitjen se sa në rezultat. Jam i qetë nëse ekipi bën lojë të mirë, prandaj nuk dua thjeshtë të shënojmë gol. Skuadra luajti mirë, prandaj jam i kënaqur”, ka shtuar trajneri.

“Nerazzurrët” barazuan pa gola ndaj Atalantës por mbajnë vendin e tretë me 5 pikë distancë nga Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat