Rummenigge tregon kur do të largohet nga Bayerni, ja kush do të jetë pasuesi i tij

Futboll

Rummenigge tregon kur do të largohet nga Bayerni, ja kush do të jetë pasuesi i tij

Më: 8 prill 2019 Në ora: 16:47
Karl Heinz-Rummenigge

Priten ndryshime edhe në udhëheqësin e Bayern Munichut.

Karl Heinz-Rummenigge ka pranuar se do të japë dorëheqjen nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Bayern Munichut në vitin 2021.

Rummenigge, i cili mori është pjesë e udhëheqësish së Bayernit tash e 17 vite, ka qenë një ndër personat kyç në transformimin e klubit bavarez në një “gjigant” që nuk njeh konkurrencë në Gjermani në terma financiarë dhe sportiv.

Ish-reprezentuesi gjerman vendosi të bënte të ditur këtë vendim në një emision televiziv, ku zbuloi dhe pasuesin e tij, që do të jetë Oliver Kahn.

“Po do të dal në pension. Pas dy vitesh do të jetë koha e duhur për t’ia lënë vendit Oliver Kahnit”, tha Rummenigge. “Plani për momentin është ai të jetë pasuesi im. Ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Bayernin dhe është një njeri i edukuar në fushën e biznesit, ku ka bërë mirë këto vitet e fundit”. “Zgjedhja e tij ka kuptim, është njeri i zgjuar dhe e njeh mirë klubin”, theksoi Kalle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat