Feronikeli dhe Prishtina vazhdojnë luftën drejt titullit

Futboll

Feronikeli dhe Prishtina vazhdojnë luftën drejt titullit

Më: 8 prill 2019 Në ora: 16:56
Pamje nga ndeshja

Me dy ndeshjet e zhvilluara sot është përmbyllur java e 26-të e Superligës së Kosovës.

Dy ekipet që janë duke luftuar për titull kanë arritur të marrin tre pikë të vlefshme.

Feronikeli ka shënuar në fitore në udhëtim në Prizren ndaj Lirisë, ndërsa Prishtina po ashtu në udhëtim në Ferizaj.

Nikli ishte gjatë gjithë kohës më e mirë se Liria, dhe arritën të gjenin golin e epërsisë qysh në minutën e nëntë të ndeshjes nëpërmjet Kastriot Rexhës.

Edhe golin e dytë e shënoi Kastriot Rexha ndërsa Mevlan Zeka dhe krejt në fund Dabiqaj shënuan për rezultatin përfundimtar 0 me 4.

Ndërsa Prishtina mori 3 pikë falë lojës tejet të mirë. Meriton Korenica ishte ai që hapi serinë e golave në ndeshje, ndërsa mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi shënoi një supergol na goditja e dënimit.

Me këto fitore, Nikli renditet e para me gjithsej 62 pikë, ndërsa Prishtina ka 3 pikë më pak se skuadra nga Drenasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat