Raheem Sterling: Jam krenar që jam i zi

Futboll

Raheem Sterling: Jam krenar që jam i zi

Më: 8 prill 2019 Në ora: 17:22
Raheem Sterling

Raheem Sterling thotë se është krenar që është i zi dhe u ka kërkuar futbollistëve të tjerë të flasin për çështjen e racizmit në sport.

Lojtari i Manchester City ka marrë lëvdata për qëndrimin e tij publik kundër racizmit këtë sezon, pasi akuzoi së pari mediat se po e “ushqenin” problemin me portretizimin e futbollistëve të rinj të zi.

Sterling këmbëngul se kurrë nuk ishte qëllimi i tij për t’u bërë fytyra publike e përpjekjeve kundër racizmit në futbollin britanik, por beson se futbollistët kanë një përgjegjësi për të folur për këtë çështje.

“Unë nuk mendoj se po përpiqem të bëj një ndryshim, kjo ka të bëjë pasi duhet folur për atë që keni përjetuar dhe disa njerëz ndoshta janë distancuar nga kjo”, tha fillimisht ai.

“Unë jam një person, që kur mendoj se diçka nuk është mjaft e drejtë, dua të flas për të dhe njerëzit duhet të shohin atë nga perspektiva ime. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë. Nëse më shumë lojtarë flasin, aq më mirë do të bëhet”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat