Guardiola: Mendy, Walker dhe Aguero janë gati

Futboll

Guardiola: Mendy, Walker dhe Aguero janë gati

Më: 8 prill 2019 Në ora: 21:14
Pep Guardiola

Guardiola ka konfirmuar se Mendy, Walker dhe Aguero – janë plotësisht të gatshëm për ndeshjen me Tottenhamin.

Liga e Kampionëve do të rikthehet në aksion këtë të marte dhe të mërkurë, me ndeshjet çerekfinale – kurse ato të kthimit do të zhvillohen një javë më pas, me 16 dhe 17 prill.

Të martën, do të zbresin në fushë tri skuadra angleze, Manchester City do të ketë punë me Tottenhamin, kurse Liverpooli me Porton.

Para takimit në stadiumin e ri të Tottenhamit, Pep Guardiola është shfaqur në konferencë para gazetarëve.

Ai ka folur edhe për lojtarët që javëve të fundit kishin shqetësime.

“Kyle Walker ndjehet më mirë dhe Mendy është rikuperuar mirë. Mendoj se ata janë pretendentë për nesër”, tha Huardiola.

“Edhe Aguero ndihet më mirë. Ai është stërvitur me ekipin dhe ndihet mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat