Sulmuesi Atletico Madrid: Messi është jashtëtokësor

Futboll

Sulmuesi Atletico Madrid: Messi është jashtëtokësor

Më: 8 prill 2019 Në ora: 23:24
Lionel Messi

Sulmuesi anësori i Atletico Madridit, Thomas Lemar, pranon se nuk kanë pasur përgjigje për Lionel Messin të shtunën në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Messi ishte fantastik në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Atletico Madridit në kuadër të La Ligas.

Ylli francez pranoi se Messi është një lojtar i nivelit tjetër për dallim nga të tjerët.

“Unë kam mendimin e njëjtë si e gjithë bota: ai është një alien (jashtëtokësor), një lojtar i veçantë”, ka thënë fillimisht Lemar.

“Messi mund të fitojë ndeshjen e ekipit të tij i vetëm në çdo kohë”.

“Ai është lojtari më i mirë në botë”, përfundoi anësori francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat