Në Angli të bindur, Conte te Interi së bashku me sulmuesin e United

Futboll

Në Angli të bindur, Conte te Interi së bashku me sulmuesin e United

Më: 9 prill 2019 Në ora: 00:50
Antonio Conte

Pas mediave italiane, së fundit janë edhe tabloidët anglezë që japin garanci se sezonin e ardhshëm Antonio Conte do të ulet në stolin e Interit, për të zënë vendin e Luciano Spallettit.

“The Telegraph” shkon edhe më tej, pasi thotë se ish trajneri i Chelseat ka kontaktuar me sulmuesin belg, Romelu Lukaku, të cilit i ka kërkuar ta ndjekë pas në aventurën zikaltër.

Conte nuk preferon Icardin në sulm dhe do të këmbëngulë për belgun, që nga ana tjetër, ka humbur vendin e titullarit te United, pasi Solskjaer preferon të riun Rashford.

Antonio Conte ka nëj eksperiencë të bollshme si trajner, pasi më herët ka drejtuar skaudra si Juventusi e kombëtarja italiane, por edhe Chelsea së fundi, me të cilin fitoi edhe Premier League-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat