I kënduan se po shkon te Real Madrid, Hazard thotë diçka tjetër

Futboll

I kënduan se po shkon te Real Madrid, Hazard thotë diçka tjetër

Më: 9 prill 2019 Në ora: 09:48
Eden Hazard

Eden Hazard është deklaruar pas fitores së Chelseas ndaj West Hamit.

Eden Hazard shënoi dy golat e fitores së Chelseas ndaj West Hamit në kuadër të Premeirligës.

Tifozët e ‘Çekanëve’ e provokuan belgun dhe tifozët Blu, duke kënduar “Ai po shkon te Real Madrid, ai po shkon te Real Madrid”, ndërsa erdhi reagimi nga lojtari.

“Jo, ata janë gabim”, tha fillimisht Hazard.

“Tani për tani jam i fokusuar te Chelsea deri në fund të sezonit.

“Jam I interesuar që të përfundojmë në top katërshe dhe ta fitojmë Ligën e Evropës, kemi ende shumë për të bërë.”, ka shtuar më tej belgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat