Derbi i kryeqytetit “zhvendoset” në klubet e natës, Ngo dhe Hebaj festojnë së bashku

Futboll

Derbi i kryeqytetit “zhvendoset” në klubet e natës, Ngo dhe Hebaj festojnë së bashku

Më: 9 prill 2019 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Rivalë të përjetshëm në fushë, por miq jashtë saj. Bëhet fjalë për futbollistët e Tiranës dhe atyre të Partizanit. Së fundmi, sulmuesi i bardhebluve, Majkëll Ngo dhe ai i të kuqve, Rubin Hebaj, kanë publikuar një foto në shoqërinë e njëri-tjetrin në një nga lokalet e natës në kryeqytet.

Kujtojmë që Hebaj ka qenë i dëmtuar kohët e fundit dhe nuk ka qenë në dispozicion të skuadrës, ndërkohë që Ngo vijon të jetë i pezulluar pas zënkës në fundin e ndeshjes ndaj Laçit.

Anglezli u rikthyer dje në qendrën stërvitore dhe është parë që të kryejë disa seanca vrapimi rreth fushës Edhe Hebaj është pranë rikuperimit të plotë dhe sot do të vendoset për gatishmërinë e tij ndaj Skënderbeut. Gjasat janë që shkodrani  të jetë në stol nesër ndaj Skënderbeut.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat