Besart Berisha rikthehet në Australi

Futboll

Besart Berisha rikthehet në Australi

Më: 9 prill 2019 Në ora: 15:20
Sulmuesi Besart Berisha

Sulmuesi Besart Berisha nuk po ia del të depërtojë në futbollin e Japonisë dhe me shumë mundësi do të kthehet në Australi.

Kështu ka raportuar të hënën sajti i njohur Goal.com. Berisha tashmë zyrtarisht është shtetas i Australisë dhe ky fakt hap rrugën për kthim të tij në Australi.Ai tashmë llogaritet lojtar vendor atje.

Javën e kaluar Berisha ka marrë zyrtarisht dokumentacionet e Australisë.33-vjeçari është nën kontratë te skuadra Sanfrecce Hiroshima, por nuk ka luajtur asnjë minutë në vitin 2019.

Ai nuk është në skuadër për Ligën e Kampionëve të Azisë, kështu që mund të vendosë për kthim në kampionatin ku ka pasur suksese shumë të mëdha.

Sipas ‘Goal’, janë disa skuadra që mund ta ofrojnë Berishën, që ka shkruar histori në Australi.

Ai ka fituar shumë tituj me Brisbane Roar e Melbourne Victory, ndërsa ka vendosur shumë rekorde që pritet të qëndrojnë gjatë në A-League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat