Bersant Celina po ndryshon skuadër

Futboll

Bersant Celina po ndryshon skuadër

Më: 9 prill 2019 Në ora: 15:43
Bersant Celina

Bersant Celina mund të largohet në verë nga Swansea City, me të cilën po e mbyll një sezon fantastik.

Ylli i Kosovës shkëlqeu këtë edicion me skuadrën e re, tek e cila nënshkroi kontratë duke u transferuar vitin e kaluar nga Manchester City.

Forma e mirë e shfaqur nga ndeshja në ndeshje, ka bërë që mediat angleze të parashikojnë një largim të tij nga Swansea.

Madje, sipas “walesonline.co.uk”, vlera e kartonit të Celinës është prej 12 – 14 milionë Euro.

Kjo shumë e bënë mesfushorin njërin prej lojtarëve më të shtrenjtë të Kosovës.

Celina mund të largohet drejt Premier Ligës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat